Kolagjeni eshte proteina strukturore kryesore e lekures dhe indit lidhor. Ajo gjendet gjithashtu ne muskuj, kartilago, kocka, thonj e floke. Kolagjeni , vepron se bashku me acidin hialuronik dhe elastinen per te hidratuar dhe mbajtur elasticitetin e tonusin e lekures.


Të gjitha indet tona lidhëse jetojnë dhe lulëzojnë falë kësaj proteine ​​të jashtëzakonshme.


Trupi jone prodhon normalisht kolagjen duke perdorur aminoacidet nga ushqime te pasura me proteina si supa me palce kockore, peshku, mishi. Por si rezultat I procesit te plakjes, demtimit nga dielli, konsumimit te alkoolit dhe duhanit , prodhimi I tij me kalimin e viteve bie.


Konsideroni që në moshën 60-vjeçare na mbetet rreth 40% e kolagjenit total.


Ndaj ne industrine e bukurise kolagjeni apo aminoacidet perberes te tij jane shnderruar me shpejtesi ne nje fushe me interes te larte. E keshtu, ne tregun farmaceutik, gjithmone e me shume gjenden produkte te ndryshme kolagjeni, ne forme lengu, apo pluhuri me permbajtje kolagjeni nga burime te ndryshme si peshku, bagetite, derri, pula , etj.


Pjesa me e madhe e produkteve pluhur te kolagjenit ne treg, jane ne  formen e hidrolizuar te kolagjenit tip I, forme e cila permban aminoacide-njesi me te vogla qe e lejon pluhurin te tretet ne uje te ftohte e te ngrohte. Kjo forme suplementi mund te shtohet ne supe, kafe, lengje e smoothie te ndryshme duke ju shtuar regjimit ushqimor ditor.


Ekspertet e shendetit jane duke kryer studime kerkimore te vazhdueshme ne lidhje me efektet si dhe perfitimet e ketyre produkteve ne organizem dhe ata listojne avantazhe ne:

  •  Sistemin artikular (reduktimin e dhimbjes e shenjave te osteoartritit, permiresimin e shendetit te artikulacioneve)
  • Sistemin kockor (reduktimin e humbjes se mases kockore dhe shenjave te osteoporozes, permiresimin e densitetit kockor)
  • Permiresimin e funksionit te traktit tretes (reduktimi I shenjave te inflamacionit) ne saje te permbajtjes se aminoacidit Glicine
  • Permiresimin e shendetit te thonjve e flokeve dhe lekures

Studimet e publikuara ne gazeten internacionale te Dermatologjise,  pasqyrojne se perdorimi I suplementeve te kolagjenit permireson hidratimin, elasticitetin e lekures dhe redukton rrudhat e dukshme duke tingelluar premtues ne luften kunder procesit te plakjes.


Ne keto studime , shumica e produkteve te kolagjenit te perdorur, permbajne edhe perberes te tjere si vitamina, koenzima 10, minerale, acid hialuronik etj, me nje rol te qarte te perfitimeve ne lekure e ne organizem.


Kjo tregon se zgjedhja e produktit te duhur te suplementit te kolagjenit te nutrikozmetikeve te tjere, ndihmon organizmin ne teresi per te plotesuar nevojat ditore me keto elemente.

 
Gjithashtu perdorimi I tyre ndihmon ne kohen e rekuperimit dhe efikasitetin e procedurave estetike qe kane per qellim stimulimin natyral te kolagjenit.


Pasi të kemi identifikuar llojin dhe origjinën e duhur, duhet të kuptojmë se sa kolagjen ju nevojitet në ditë.


Doza ditore e kolagjenit mund të variojë nga 5 deri në 20 gram, në varësi të gjendjes tuaj shëndetësore dhe qëllimit për të cilin merrni kolagjenin.


Në këtë drejtim, këshillojme gjithmonë të kontrolloni etiketën e produkteve që zgjidhni për të verifikuar që ka një sasi minimale kolagjeni në gram. Në fakt, në shumë produkte, në mesin e shumë përbërësve, sasia aktuale e kolagjenit që integrohet çdo ditë është disa miligramë në ditë, një sasi e pamjaftueshme nëse dëshironi të riparoni indet e dëmtuara.


Pra, për bukurinë e lëkurës  5 gram në ditë janë të mjaftueshme për të siguruar efektin e nevojshëm për rigjenerimin e lëkurës;


Kolagjeni me origjine detare (Marine Collagene) : përdoret kryesisht në fushën estetike dhe konsiderohet më I absorbueshem. Ai absorbohet  deri në 1.5 herë më me shume nga trupi i njeriut fale peshes me te ulet  molekulore  të tij dhe  struktures molekulare me te vogel  ne krahasim me kolagjenet e tjere  dhe kjo e bën atë më të tretshëm dhe të asimilueshëm nga barriera instestinale.


Perpara se te zgjidhni cili kolagjen eshte I duhuri per ju konsultohuni me mjekun tuaj.


Dr. Silvana Mishtaku


Mjeke Dermatologe-Venereologe